26 dhjetor 2010

Në Spanjë të sigurt: Xheko shkon në Juve

Edin Xheko te Juventus është një nga lëvizjet më të mundshme të merkatos, e cila mund të ecë përpara dhe të realizohet në vitin 2011. Pikërisht në muajin qershor mund të mbyllet me një marrëveshje, që do të kënaqte të dyja palët. Për një gjë të tillë janë bindur edhe në Spanjë, ku e japin për të sigurt mbërritjen në Itali të sulmuesit boshnjak të Volfsburgut. Pra, sipas të dhënave të fundit, Xheko nuk do të shkojë as te Reali i Madridit dhe as te Mançester Siti. Dhe bardhezinjtë e Juventusit duket se janë destinacioni i përzgjedhur i Xhekos. Klubi italian po e ndjek atë prej shumë kohësh dhe gjasat që marrëveshja të përfundojë me sukses janë shumë të mëdha për verën e ardhshme.