30 dhjetor 2010

Juve, Xhilardino parakalon Pacinin

Në prag të merkatos së janarit, Juvja e sheh veten me “asin” Xhilardino në duar. Duhet të jetë sulmuesi i Fiorentinës që do të përforcojë organikën e Del Nerit. Në orët e fundit, kanë lëvizur mekanizmat e duhur dhe për të mbyllur çështjen, nuk mbetet veç të pritet dita e duhur.

Pacini, do të qëndrojë në Gjenovë, ndërsa në Firence, në vend të Xhilas, duhet të vijë Maksi Lopez. Juvja do ta marrë një pjesë të parave për Alberton nga shitja e Sisokos. Shumë, ndonëse jo gjithçka sillet rreth mesfushorit nga Mali.