La Stampa shkruan se menaxheri gjeneral i Juves, Beppe Marotta, dëshiron ta shndërrojë në para sulmuesin për të transferuar njëshin e Fiorentinas, Alberto Gilardino.
Megjithatë vetë lojtari, i cili së fundi po rikthehet në formë nga lëndimi, është ngurrues të largohet nga Torino. "E di se nëse më jepet shansi, do ta dëshmoj veten", citohet të ketë thënë Amauri.
Juve ka raporte të mira me Redsat pasi tashmë ka transferuar Alberto Aquilanin dhe ka shprehur interesim edhe për Glen Johnson. Biankonerët shpresojnë të fitojnë rreth 8 milionë funte nga shitja e Amauri, i cili do të ishte një mbulesë për Fernando Torres në sulmin e Liverpoolit.