27 dhjetor 2010

Moggi :" Tek unë Krasic do ishte rezerv "

Ish drejtori i Juventusit, ka thenë se po te ishte aj drejtor i Juventusit ende, Krasic do te ishte ne bankën rezerv.
Moggi ka thënë se Krasic është lojtar i mirë, por në vend të Krasicit do të kishte luajtur Camoranesi.
" Krasic është lojtar i mirë, por unë mendoj se në Juventusin tim nuk do të kishte vend për Krasicin, do ishte një rezerv e shkëlqyeshme ."
Moggi ka thënë se Juventusi i tij ka luajtur një lojë tjeter, dhe Krasic nuk do të kishte shumë hapsirë.
"Loja e Krasicit dhe Camoranesit janë krejtësisht të ndryshme. Loja e Krasicit vlenë vetëm në kunërsulme, dhe ne jemi mësuar të shetisim nëpër 16 metërshin e kundërshtarit, dhe te jemi gjithmon në sulm, dhe Krasic në lojen tonë nuk do të kishte shumë hapësir"....ka thënë Moggi.