Gustavo Lucas Domingues Piazon i quajtur ndryshe edhe si ‘Kaka i ri’, talenti i St. Paul ka shprehur dëshirën për t’a veshur fanelën e Juves dhe sipas disa lajmeve të fundit drejtori sportiv i Juves, Beppe Marotta është duke u munduar ta sjellë të riun në Torino.
Biankonerët kan dërguar disa emisarë për t’a mbyllur këtë qështje me një ofertë prej 5 milionëve vetëm e vetëm për t’a transferuar Piazon.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’ bëhet e ditur se Juve është e gatshme të paguaj edhe deri në 7 milion, për t’a mposhtur konkurencën e klubeve tjera si Milan, Napoli, Barca dhe Real.
Për ata që nuk e dinë se kush është Piazon kemi bashkangjitur një artikull shtesë.
Rreth qështjes së Piazonit, Gianni Di Marzio një ekspert i qështjes së merkatos deklaroi: “Kur unë e pashë atë në Bolivi duke punuar me Brazilin para një viti, isha me të vërtetë i impresionuar nga paraqitjet e tijë që dha një impakt të madh në atë ngjarje si dhe u zgjodh golashënuesi më i mirë”
“Me të vërtetë duket si Kaka, si në fëtyrë ashtu edhe në fizikun e tijë, por është një sulmues i vërtetë. Në pak kohë u bë piksynim i shumë skuadrave elitare botërore, sepse ka një teknik super të mirë si një Brazilian i vërtetë. Ka intelegjenc të shkëlqyer në lojë, luan me top shum bukur, ka goditje shumë të saktë, ka gjakftohtësi aty kur duhet si dhe me një sens të madh për gol, duke shtuar se nuk e ka problem që ta shëndrroj në gol pothuajse qdo rast një me një me portjerin, këto karakteristika i përgjigjen një sulmuesi tipik bashkohor dhe për më tepër vetëm 17 vjeçar.”