Sipas tuttomercatoweb, Juventusi ka tejkaluar Milanin në garë për Andrea Polin dhe pritet që së shpejti lojtari të bashkohet me klubin bardh e zi.
Në kërkim të Polit, ishte edhe Milan. Në realitet marrëveshja në mes Juventusit dhe lojtarit thuhet se është arritur, por mungon vetëm marrëveshja me Sampdorian, edhe pse Garrone nuk dëshiron të merret me Juventusin, por presidenti i Sampdorias nuk mund të jetë kundër vullnetit të lojtarit, i cili dëshiron të largohet në janar.