Napoli - Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moxhi, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane 'Corriere dello Sport', ku ka komentuar situatën e Juventusit dhe gjithë futbollit italian në këtë pjesë të parë të sezonit, ku Milani është shfaqur superiore ndaj skuadrave të tjera që janë në ndjekje të kuqezinjve, kjo falë dhe cilësisë më të madhe që ka në dispozicion Alegri sipas Moxhit..
Luçiano, çështja Calciopoli është duke ecur mirë.
"Më duket se gjithçka që shumë njerëz kanë thënë nuk është koherente me realitetet që janë zbuluar më vonë. Është e qartë që kanë bërë gjithçka që kanë dashur dhe kjo është një gjë shumë antipatike".
-Ju pëlqen Juventusi ri që keni parë në këto muaj?
"Më duket se është duke kryer një kampionat të bukur. Është për t'u vlerësuar sigurisht. Është një skuadër që mbase nuk gjen ambiciet e mëdha, por që lufton shumë mirë deri në minutën e fundit, dhe që jep gjithçka që ka për të fituar. Kampionati është akoma shumë i gjatë dhe ekziston mundësia për t'u përmirësuar, kështu që më mirë se kaq… Dhe pikërisht për të kuptuar që pasi vdes një baba menjëherë shfaqet një tjetër: Juventusi nuk ka absolutisht nevojë për Luçiano Moxhin".
-Juventinët nuk janë dakord. Janë të bindur që Moxhi si drejtor është akoma më i madhi nga të gjithë. Dhe kështu që dëshirojnë të riktheheni.
"Ndërkohë duhet të mendojmë për të tashmen… Juventusi ka qenë gjithmonë mendimi im. Unë uroj që kryejnë një punë edhe pa mua në përbërje. Nuk është se unë jam i pazëvendësueshëm. Punoj, punoj, kërkoj ta bëj skuadrën më të mirë me të gjitha mënyrat. Dhe ja kam arritur shumë mirë, por ma kanë marrë nga dora dhe e kanë shkatërruar. Është e qartë që ishte ndërtuar një skuadër shumë e mirë, trembte të gjithë me përbërjen dhe lojën e saj".
-Sipas jush tek Juventusi mungon një qendër sulmues me peshë?
"Mahhh… unë mendoj që nuk i mungon asgjë. Tre të parat në kampionat do të jenë sigurisht Milani, Interi dhe Roma. Dhe kështu që në garën për vendin e katërt mendoj që Juventusi është mjaftueshëm cilësore për të mbërritur përpara Lacios dhe Napolit. Edhe se është e vështirë: nuk ndryshon gjithçka duke përforcuar sulmin….".
-Nuk shikoni një Juventus protagonist në garën për titull?
"Jo absolutisht".
-Çfarë mungon?
"Mungon cilësia, mungojnë njerëzit, ato që kur je duke humbur një ndeshje janë në gjendje të të rikthejnë në ndeshje; mungojnë kapitenët e skuadrave kombëtare që kishim ne. Sepse ne kishim të gjithë kapitenët e skuadrave kombëtare, lojtarë me shumë eksperiencë dhe klas. Mungojnë këto gjëra, por ndërkohë është ndërtuar një skuadër punëtore që sipas meje është duke dhënë rezultate të mira".
-Goditja më e mirë ka qenë ajo e Krasiç apo ajo e Kualjarelës?
"Sigurisht që janë lojtarë shumë të mirë të dy, mbi këtë nuk ka asnjë dyshim. Krasiç ka diçka më shumë se Kualjarela, por gjithsesi janë lojtarë që tek Juventusi mund të zhvillojnë një kampionat shumë të mirë, siç janë duke treguar deri më tani".
-Krasiç do të kishte qenë i vlefshëm dhe tek Juventusi juaj. Me Nedved në të majtë dhe Krasiç në të djathtë do të ishim zbavitur.
"Por ne nuk kishim shumë hapësira. Do të kishte qenë një rezervë e bukur".
-Nuk do të kishte gjetur hapësirë? Mbase në vend të Kamoranesit. Ai është më shumë sulmues se Kamoranesi.
"Ka një diferencë të madhe ndërmjet lojës që zhvillonim ne me Kamoranesin dhe atë me Krasiç… Juventusi për të nxjerrë në pah maksimalisht cilësitë e Krasiç duhet të luajë në kundërsulm, ne ndërkohë kemi qenë gjithmonë në zonën kundërshtare në çdo ndeshje. Ky është një ndryshim loje që vlerëson Krasiç, ndërkohë që loja jonë ishte një lojë sulmuese që na sillte gjithmonë në gjashtëmbëdhjetë metrat kundërshtarë dhe ai nuk do të kishte gjetur hapësirë".
-Çfarë ëndërron të gjeni poshtë peme? Përveç qetësisë për familjen tuaj, në profilin human dhe profesional?
"Kjo është gjëja e parë, për të cilën mund të shpresoj në këto momente. Është edhe gjëja për të cilën aspiroj unë, sepse më është dashur të luftoj më shumë se katër vite vetëm për të pasur një mirënjohje për atë që thonin se nuk ishte e vërtetë dhe, ndërkohë nuk mbështetesha fare. Atë fazë që duhet të shikojë Interin të rikthejë titujt kampion. Dhe kjo për mua është një fitore e madhe. Një fitore e madhe, sepse nuk jam ndihmuar nga asnjë njeri dhe tashmë gjysma e të keqes që ka mbërritur Andrea Anjeli dhe i ka dhënë një shtytje kësaj çështjeje. Dhe të shpresojmë që të mbyllet njëherë e mirë".
-Mbërritja e Andrea Anjeli ka modifikuar plotësisht sjelljen e Juventusit?
"Edhe mua kjo përshtypje më është krijuar. Nga ana tjetër duhet të theksoj se, Andrea na ka njohur, ka punuar me ne, por edhe babai i tij ka qenë me ne për dymbëdhjetë vite; e di shumë mirë sesa shumë punonim dhe sesa sakrifica kemi bërë, për këtë arsye jemi shumë të zhgënjyer që jemi mohuar dhe nuk jemi mbështetur në shumë momente të rëndësishme nga Juventusi".