Juve do ta mbyllë vitin 2010 me një brengë për mbrojtësin e sajë, Leonardo Bonucci i cili ka marrë një lëndim që i’a pamundësoi stërvitjen e sotme.
I ardhuri nga Bari ka ndjerë një dhëmbje të madhe në gjurin e tijë të majtë dhe u desh të nxirret nga fusha me anë të doktorëve.
Edhe pse ai është i suspenduar për ndeshjen kundër Parmas, brenga e Juves është se mos ekziston ndonjë lëndim i shkallës së rëndë që do t’a mbajë atë jashtë fushave për disa javë.
Bonucci pasi lëndoi gjurin e tijë të majt do ti nënshtrohet disa testeve për t’a verifikuar saktësisht lëndimin, që për më tepër do t’i prishte punë tërë mbrojtes Juventine pasi që Chiellini me Bonuccin janë dy shtyllat e sajë.
Juve shpreson që dhurata për 2011 të jetë ndonjë lajm i mirë nga Bonucci.