
Zërat thonin se City kishe filluar bisedimet me Boshnjakun, edhe ishin përgaditur për një ofertë rreth 35 milion Euro.
Merkatoja hapet muajin e ardhshëm, por City ende duhet të bëjë plane se kë duhet t’a blejë, ishte Kidd i cili spastroi të gjitha zërat se Dzeko është lojtar i Cityt.
“Për momentin është vetëm spekulim.” tha ai.
“Merkato ende nuk është hapur. Pothuajse është e njëjta histori, ‘Nuk kemi blerë, nuk kemi shitur, mjaft me gënjeshtra. Për momentin po e ritheksoj se është vetëm spekulim, duke marr parasyshë numrin e madh të sulmuesve në City…”
“Ndërsa për oferta në të ardhmen është vetëm një njeri i cili e vendosë atë (Roberto Mancini), por prap po them nuk është mirë të flitet rreth lojtarëve të klubeve tjera.”