29 dhjetor 2010

Luca Cigarini nuk do të kaloj në Juventus

Agjenti i mesfushorit të Sevillas Luca Cigari e deklaron se klienti i tij nuk do të kaloj në Juventus gjatë afatit dimëror të transfereve.
Sipas fjalëve të agjentit të Luca Cigarini, Luca nuk do të kaloj në Juventus gjatë këtij afati edhe pse ka pasur raporte që ai do të transferohet në Torino
24-vjecari është në huazim në Sevilla nga Napoli, dhe Juventus janë të interesuar për shërbimet e tij.

“Shumë vështirë se ai do të kthehet në Itali.”

“Nuk kam pranuar asnjë ofertë nga Juventusi, edhe nuk besoj se Sevilla do ta lejoj atë që të largohet.”

“Për momentin, ne jemi në pushim, por shpresojm që të kemi më shumë informata kur të kthehemi në javën e ardhshme.”

Cigarini ka pasur pesë paraqitje në kampionatin spanjoll, dhe ka shënuar një gol në Europa League. Për shërbimet e tij është interesuar ‘zonja e vjetër’ nga torino, si zavendësim për Momo Sissoko që pritet të largohet.