26 dhjetor 2010

Shkëmbimi i mundshëm Sissoko-Cigarini

‘NapoliToday’ raporton se janë duke u zhvilluar negociata në mes Napolit dhe Juves për shkëmbimin e 2 mesfushorëve të ekipeve përkatëse.
Biankonerët në fakt jan të interesuar për Luca Cigarinin, i cili momentalisht është në huazim tek skuadra spanjolle Sevilla. Luigi Del Neri trajner i Juves e dëshiron këtë talent në skuadrën e tijë, pasi që ka punuar me të gjatë kohës sa ishte në Atalanta.
Sissoko në anën tjetër është duke i bërë valixhet gati dhe nuk e refuzon një klub si Napoli. Duke marrë parasysh mardhëniet e mira të të dy palëve marrëveshja mund të arrihet lehtë.