31 dhjetor 2010

Torres do të largohet, Juventusi i gatshëm

Sipas mediave britanike Fernando Torres ka shumë gjasa të largohet gjatë verës së ardhshme nga Liverpooli.
Në listën e kandidatëve për blerjen e Spanjollit është edhe Juventusi. Edhe gjatë verës së kaluar kishte zëra se Juve po interesohet për Torresin, por nuk pati asgjë konkrete.
Torres dëshironte t’a rimëkëmbte Liverpoolin, por edhe pas pothuajse 6 muajsh situata në klub nuk po ndryshon, Hodgson është në krizë e ndoshta edhe Benitez do të rikthehet prap te 'Të kuqtë'.
Lojtarët definitivisht nuk janë të kënaqur, nga kjo mund të themi se Torres mund të vishet Bardh e Zi edhe pse transferimi i tij do t’i kushtoj Zonjës së Vjetër e cila po kërkon një bomber, si dhuratë për fansat në stadiumin e ri që do të përurohet gjatë verës të vitit 2011.