27 dhjetor 2010

Wolfsburg ul çmimin për Xhekon

Berlin 27 dhjetor – Klubi gjerman Wolfsburg do të ulë çmimin për transferimin e sulmuesit Edin Xheko. 
Shumë klube evropiane janë të interesuara për sulmuesin boshnjak 24-vjeçar, por asnjë klub nuk ka dëshiruar të paguajë 38 milionë sterlina për transferim.
Gazeta gjermane “Bild” ka transmetuar se Wolfsburg për këtë ka vendosur të ul çmimin në 25.5 milionë sterlina.
Wolfsburgu pas 17 xhirove është në vendin e 13-të, dhe në tetë ndeshjet e fundit nuk ka realizuar asnjë fitore.