Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, lajmëroi personalisht se është bërë baba për herën e tretë, në faqen e tij të internetit.
Me mijëra urime vijuan nga tifozët, ndërsa 36-vjeçari bëri me dije se fëmija e tij e seksit mashkull do të quhet Sasha. Del Piero, në blogun e tij përmblodhi lajmin duke shkruar:
”Mendoja se këtë herë do të ishte ndryshe, se emocionet do të ishin më pak të forta se sa në dy rastet e para, por nuk ndodhi kështu. U ndieva po aq i nervozuar gjatë lindjes dhe po aq i lumtur për djalin tim të dytë, Sashën. Sonia (gruaja) gëzon shëndet të plotë dhe jemi kaq të kënaqur që familja jonë tashmë ka pesë antarë”.