23 dhjetor 2010

Nuk jemi aty ku e meritojmë

Lorik Cana mendon se Galatasaray nuk e përfundoi pjesën e parë të sezonit aty ku e meritonte të ishte. Gjiganti turk e përfundoi sezonin vjeshtor në pozitën e nëntë në kampionatin turk, 19 pikë larg liderit aktual, Trabzonspor.

“Për momentin, situata e jonë në ligë nuk është e mirë. Por, tifozët na mbështesin gjithmonë. Kemi shpresa për të ardhmen. Mendoj se ditët e mira do të vijnë”, tha mesfushori kosovar për uebfaqen goal.com/tr.

– “Nuk është e lehtë të luash në këtë klub. Por, nëse dëshiron të luash këtu, duhet të kesh shpirt luftarak, i cili duhet të reflektohet në fushë. Mendojmë qysh tash të përmirësohemi sepse Galatasaray gjithmonë synon të arrijë suksese”, vazhdoi 27 vjeçari, i cili u transferua në klubin nga Stambolli gjatë verës që shkoi, nga Sunderland.