24 dhjetor 2010

Mehmeti dëshiron të luajë me Malmon në Champions

Malmo, 24 dhjetor - Sulmuesi kosovar, Agon Mehmeti, dëshiron që të qëndrojë në Malmo dhe të luajë me këtë skuadër në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. Skuadra e Malmos është duke u rrezikuar të shpërbëhet sikur që ndodhi me AIK-un stinorin e kaluar, mirëpo Mehmeti është optimist se krerët e klubit kampion të Suedisë do të arrijnë të mbajnë skuadrën në këmbë. "Ne nuk do të shpërbehemi si AIK-u. Kam besim te krerët e skuadrës sonë. Pas pushimeve në fillim të janarit do të nis negociatat për vazhdim të kontratës. Unë definitivisht dua të qëndroj këtu. Më inspiron fakti që mund të përsërisim suksesin që ka arritur FC Kopenhagen këtë stinor në Ligën e Kampionëve. Unë e di se ka skuadra të interesuara, por prioritet e kam Malmon. Më motivon fakti që do të luaj në Ligën e Kampionëve", ka thënë Mehmeti, për "fotbolldirekt.se". Kopenhagen gjendet në 1/8 e finales të Championsit, ku do të përballet me Chelsean.