23 dhjetor 2010

Marotta: Në verë do të jemi të mëdhenj


Buzëqesh Marotta duke menduar për Juvenusin e tij. Mund të buzëqesh duke menduar për projektin në vazhdim, stadiumin dhe sektorin e të rinjve mbi të gjitha , por mund ta bëjë edhe duke parë të tashmen. “Nuk i vëmë vetes limite, që nga sot po punojmë për të fituar, por në projektet e mëdha nuk improvizohet asgjë”. Ai flet edhe për merkaton e janarit. “Do të kompletojmë organikën”, duke projektuar edhe merkaton e verës, “Në verë do të jetë një merkato e madhe për ne”, ka thënë ai duke mos kursyer edhe disa fjalë vlerësimi për Del Piero dhe Buffon.