23 dhjetor 2010

Buffon i gatshëm për Premier Ligë

Gianluigi Buffon beson se Premier Liga mund të kujdeset për të ardhmen e tij, pasi pranoi dobësinë e tij për futbollin anglez derisa qëndron i qetë në lidhje me qëndrimin e tij në Juventus.

Portieri italian pritet që të rikthehet nga lëndimi afatgjatë në janar. Lajmet kanë sugjeruar se Buffoni është ende i kërkuar në Premier Ligë – një kampionat që ai e admiron dhe e dëshiron.

“Premier Liga më fascinon mua ashtu sikurse lojtarët e mëdhenj që luajnë aty. Megjithëse, unë ende mendoj se Serie A është kampionati më i vështirë”, është shprehur Buffon për “BBC”.