24 dhjetor 2010

Largohet Sissoko, vjen Johnson

Bianconerët janë të gatshëm për të bërë një lëvizje ambicioze për mbrojtësin e Liverpoolit Glen Johnson, dhe do të shesin Mohamed Sissokon në janar.
Drejtori i përgjithshëm i Juventusit Giuseppe Marotta pritet të bëjë disa ndryshime gjatë afatit kalimtar dimëror, dhe përforcimi i mbrojtjes është prioritet.
Tuttosport pohon se Johnson është i admiruar dhe i dëshiruar në Torino, dhe është thënë se ai dëshiron të largohet nga Anfield.
Të interesuar për Glen Johnson është edhe klubi gjerman Bayern Munich.
Para se të ofrojnë ndonjë ofertë, Zonja e Vjetër do të largojë disa lojtarë nga skuadra, dhe duket se Sissoko do të jetë i pari që dë të lërë klubin.