24 dhjetor 2010

Dzeko mesazhe për Juventusin

Sulmuesi i Wolfsburg Edin Dzeko dëshiron të luajë në kampionatin italian Serie A.
Siç raporton Tuttosport, Dzeko dërgoi mesazhe të qarta për Juventusin, ekip i interesuar në lojtarin që një kohë të gjatë.
"Unë dua të përmirësohem në të gjitha aspektet, që të luaj jashtë Gjermanisë, do të doja të luaj në Itali, sepse atje ka luajtur edhe idhulli im Ronaldo."
"Ëndërroj që të luaj për një klub të rëndësishëm si Juventusi"
Bianconerët mund të rikthehen në zyrat gjermane për Dzekon, por jo në janar. "Në janar nuk mendoj të largohem, por në verë gjithqka mund të ndodhë." shtoi kapiteni i Wolfsburg, Edin Dzeko.