Pas disa vitesh të suksesshme me Bayern Munchen, për Miroslav Klose ka arritur koha për ta ndërruar mjedisin.“E di se gjithsesi në fund të sezonit do të largohem nga Bayern”, u shpreh përfaqësuesi gjerman.
Mirëpo, largimi i tij mund të ndodhë edhe më shpejt. Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2011 dhe afati kalimtar i janarit mund të jetë mundësia e fundit e bavarezëve që të fitojnë ndonjë para me shitjen e 33 vjeçarit.
Me 3,5-4 milionë euro, Lazio do të mund t’i siguronte shërbimet e futbollistit.
“Jam duke e ndjekur Lazion, e cila po luan mjaft mirë. Ndër të tjera, Roma është një qytet i bukur dhe nuk e fsheh dëshirën që të luaj atje”, tha Klose.- Për Klosen interesim kan shprehur Juve dhe Napoli