25 dhjetor 2010

"Juventusi kërkon Beck"

Juventusi është duke parë në Gjermani për të sistemuar krahun e djathtë të mbrojtjes. Duke qëndruar tek ato që shkruan gazeta gjermane 'Bild' në fakt, klubi bardhezi ka vendosur të marrë shërbimet e kampionit të ri gjerman, që luan për Hofenhaim Andreas Beck, që është edhe alternativë e parë e mbrojtësit anglez të Liverpulit, Glen Xhonson, që është vlerësuar si i pashitshëm nga Liverpuli, pavarësisht propozimit të Bepe Marrotës për një shkëmbim kokë më kokë të mbrojtësit të kombëtares angleze me mesfushorin nga Mali Momo Sisoko. Mbrojtësi 23-vjeçar i Hofenhaimit, që ka fituar Bundesligën në sezonin 2006-2007 me Shtutgardin, mund të lirohet, ndërkohë vetëm në qershorin e verës së ardhshme. Për të përshpejtuar periudhën e transferimit të lojtarit Marrota duhet të formulojë një ofertë me të vërtetë të parefuzueshme për klubin Gjerman.