23 dhjetor 2010

Fiorentina në garë për Behramin

Romë, 23 dhjetor - Krerët e skuadrës së Fiorentinës së fundi janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit të West Ham Unitedit, kosovarit Valon Behrami. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet italiane. Drejtori sportiv i Fiorentinës, Pantaleo Corvino, do të mundohet që gjatë këtij muaji të arrijë marrëveshje për Behramin 25-vjeçar. Behrami ka kontratë me skuadrën londineze deri në vitin 2013 dhe pritet të largohet nga stadiumi "Upton Park" gjatë janarit. Ai këtë edicion ka shënuar dy gola në Premier League. Për transferimin e Behramit interesim kanë shprehur edhe Roma, Palermo, Juventus e Inter.