24 dhjetor 2010

Dzeko: Nuk iki në janar, vera më gjen në Itali

Bomberi boshnjak, Edin Dzeko ka hequr dorë nga një largim i mundshëm në merkaton e dimrit nga "ujqërit" gjermanë. Një transferim ka mundësi të ndodhë në merkaton e verës ku dëshira e tij është të luajë në Serinë A të Italisë. Qëllimi i tij është të largohet në verë, nëse do t'i jepet mundësia të luajë në ekipet prestigjioze ku ka luajtur Shevçenko dhe Ronaldo. "Për momentin e ka në dorë klubi të vendosë dhe natyrisht hiqet mundësia e largimit në janar. Besoj se ka shumë mundësi të largohem në verë ku më pëlqen të luajë në Itali, në klube ku ka luajtur Shevçenko dhe Ronaldo"- deklaron sulmuesi Edin Dzeko.