Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të luajtur në kampionatin italian.
Objektivi i dikurshëm i Milanit mund t’i bashkohet rivalit të Rossonerëve, Juventus, gjatë verës.
“Do të mbetem në Wolfsburg deri në qershor. Kam biseduar me Hoenessin, në fund të sezonit do të largohem. Do më pëlqente të luaj në kampionatin ku kanë luajtur Shevchenko e Ronaldo”, thotë sulmuesi i Wolfsburgut.