Sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, edhe njëherë ka shprehur hapur dëshirën për të kaluar në Serie A dhe ka aluduar se do të transferohet te gjiganti italian, Juventus.
“Unë do të doja të luaja në Serie A, aty ku kanë luajtur Andriy Shevchenko dhe Ronaldo”, theksoi Dzeko për Il Corriere dello Sport.
Edhe në të kaluarën Dzeko shprehu hapur dëshirën për të luajtur në Serie A, por nuk ia arriti të largohet nga Wolfsburgu, pasi Ujqit gjermanë kërkojnë 40 milionë euro për shërbimet e boshnjakut. /