Torino (Itali) - Viti 2010 është një vit për t'u kurorëzuar si ndër më të mirët në karrierë për Luixhi Del Nerin. Trajneri italian ka arritur në vendin e katërt kampionatin e shkuar me Sampdorian, ndërkohë që tani synon vende më të larta nga bankina e Juventusit. Në fund të çdo viti është periudha e duhur për të bërë bilancet, dhe Del Neri është rrëfyer për "Sky Sport", duke bërë llogaritë e muajve të tij të parë tek Juventusi dhe ka vendosur objektivat për të ardhmen.
Bilanci pozitiv
"Jemi duke punuar shumë mirë, kemi pasur momente jo të lehta në fillim. Më pas jemi ringritur, duke punuar fort në fushë dhe tashmë rezultatet janë duke ardhur për ne. Dëshirojmë që të përmirësohemi shumë. Na vjen keq, që kemi dalë nga Europa Ligë në atë mënyrë, sepse, nëse do të kishim qenë ata që jemi tani tre muaj më parë, me shumë mundësi ky kompeticion do të kishte pasur akoma edhe një tjetër skuadër italiane, por ligji i futbollit ky është. Do të vazhdojmë të tregojmë që përmirësimet tona në lojë do të sjellin, deri në fund të sezonit, një Juventusit të orientuar shumë fort drejt vendeve më të rëndësishme në kampionat. Janë dy kantiere ku po punohet shumë fort: skuadra dhe stadiumi ri. Shpresojmë që në vitin e ardhshëm të jemi përsëri dhe gjithmonë protagonistë në kompeticione të rëndësishme, duke fituar dhe në stadiumin e ri. Më pëlqen të mendoj për Juventusin si një kantier. Asnjë skuadër nuk është perfekte, ka gjithmonë nevojë për të punuar për përmirësime, për të përmirësuar atë që gabojmë. Mendoj se bota e futbollit është gjithmonë një kantier i hapur, ka ide të reja gjithmonë, mënyra të reja për të parë, sjellje të reja, javë të reja. Në karrierën time nuk kam parë asnjëherë një vit ku të mos kem pasur një kantier të hapur. Edhe sepse nëse është një kantier i mbyllur, është më mirë të largohesh nga bota e trainerëve. Filozofia e një rezultati të madh kërkon gjithmonë vetëm një objektiv, ndërkohë, objektivat e vegjël sjellin një rezultat të madh. Duhet që gjithmonë të stimulojë në skuadër objektiva të vegjël, e thënë më thjeshtë, të shënojmë më shumë gola, të pësojmë më pak gola, të bëjmë një pikë më shumë se sezonin e shkuar, të mbërrijmë të pestët, më pas të katërtët, të tretët, të dytët. Ato gjëra që na shtyjnë dhe na motivojnë më shumë për të arritur objektiva të mëdhenj".
Sfidë impenjative
"Pankina e Juventusit është një sfidë e bukur për mua. Jemi nisur mirë. Kujtoj që në fillim në ambjent kishte një lloj paqartësie mbi atë që do të drejtonte Juventusin, më pas ka dalë emri im, le të themi kështu, nga cilindri dhe ka krijuar në fillim pak skepticizëm, sepse nuk kisha stërvitur asnjëherë një skuadër të rëndësishme. Fakti që kam arritur të hyjë në zemër të qytetit dhe tifozëve, duke treguar që bëhet një punë e mirë, duke u impenjuar maksimalisht, duke pasur kulturën e punës, dashurinë për profesionin dhe duke u përputhur me ngjyrat e shoqërisë për të cilën punoj, mendoj se jam dërguar në pikën ku jam i vlerësuar nga ambjenti juventin. Skepticizmi i ditëve të para është edhe logjik dhe i drejtë. Njerëzit mendojnë se duhet të tregohet në fushën e lojës sesa vlen realisht dhe se çfarë niveli jemi. Emrat e mëdhenj kanë një rikthim të rëndësishëm menjëherë, më pas emrat e mëdhenj, nëse ecin mirë, mund të jenë më të falur, në përgjithësi. Emri i vogël, kur thërritet, duhet të arrijë të tregojë se vepron edhe në vënde të ndryshme, me objektiva të ndryshëm, me presione të ndryshme në krahasim me ato që ka duruar në të shkuarën. Unë jam i lumtur, që gradualisht gjërat janë duke ecur në mënyrën e duhur. Më pas, nuk e di se kur do të bëhem, në thonjëza, trajneri i Juventusit. Le të shpresojmë se do të ndodhë shumë shpejt".