23 dhjetor 2010

Bufon: "Fjalët e Del Nerit nuk më kanë ofenduar"

Torino - Po afrohet gjithmonë e më shumë dita e rikthimit për Xhixhi Bufon. Në 28 dhjetorin e ardhshëm, portieri bardhezi do të rikthehet të stërvitet rregullisht me grupin, me objektiv për të qenë në dispozicion total në gjysmën e muajit janar. Portieri kampion bote në vitin 2006 është i paduruar dhe mezi pret momentin të kthehet të jetë protagonist në fushën e lojës me Juventusin: "Gazetat përpiqen që gjithmonë të fryjnë edhe deklaratën më normale. Del Neri ka lëshuar një deklaratë për mua që më pas e ka sqaruar plotësisht se ku qëndronte. Nëse mendoni që jam mërzitur ose jam ofenduar atëherë gaboni shumë rëndë. Kam kaluar dhe kam parë shumë gjëra në karrierën time, tashmë mendoj vetëm për t'u kthyer në fushën e lojës me shumë qetësi, ka pranuar Bufon nga faqet e gazetës italiane 'La Stampa'. Kam pranuar të luajë edhe në Serinë B dhe jam shumë krenar, sepse kam çimentuar marrëdhënien time me njerëzit, gjë të cilën e kanë konfirmuar, duke më qëndruar pranë në këto muaj. Nuk do të largohem nga kjo skuadër në këtë moment, nuk jam mërzitur asnjëherë nga kjo fanelë. Problemi për të ndryshuar skuadër është diçka që mua nuk më përket absolutisht. Juventusi është ringritur shumë mirë, është duke u treguar një skuadër e vërtetë, në një kampionat që është më i ekuilibruar se në sezonet e shkuara. Mëkat që jemi eliminuar në Europa Ligë, sepse nëse në prill mund të jemi jashtë nga gara për titullin kampion, do të kishim në dispozicion një tjetër trofe për të fituar. Dhe pavarësisht se nuk ishte Champions Liga, Juventusi ka gjithmonë një emër që duhet të mbrohet me shumë nder. Storari? Nuk ka pasur më asnjë problem në momentin kur skuadra ka gjetur më shumë ekuilibër. Në fillim ka gjithçka ishte e mundshme, ka dhënë maksimumin". Në perspektivën për një të ardhme të madhe Juventusi nuk nënvlerëson aspak të rinjtë e saj më interesantë. Pas Xhiandonatos, Belkastros dhe Ferreros, edhe Filipo Boniperti (për kënaqësinë e gjyshit Xhianpiero) është shndërruar në një lojtar profesionist dhe ka firmosur marrëveshjen e tij të parë 'të vërtetë' me Zonjën e Vjetër. Lojtari ka debutuar në Europa Ligë kundër Manchester Junaitid dhe shpreson se do të lërë një shenjë të madhe në historinë e skuadrës bardhezi: "Duhet të pranoj që më ka shkaktuar një efekt të madh kur shikoja në kontratën time një mbiemër kaq të rëndësishëm për këtë klub, është shprehur drejtori i përgjithshëm juventin Bepe Marrota, duke folur për mediat italiane. Por jam shumë i lumtur, këto të rinjtë meritojnë kontratën dhe gjithçka është bërë në lidhje me projektin tonë për të rinjtë që janë një pjesë e rëndësishme e kësaj shoqërie".