16 shtator 2009

Silva: Ishte ndeshja më e mirë

Thiago Silva mendon se ndeshja ndaj Olimpik Marseille ishte paraqitja më e mirë e Milanit që kur ka filluar sezoni i ri. " Mendoj se ndeshja që e luajtëm në Velodrome ishte paraqitja më e mirë e jona që prej fillimit të edicionit të ri. Jam shumë i lumtur me këtë fitore. Ishte e rëndësishme për mua që të startojë me fitore në Champions League" theksoi Thiago Silva për Milan Channel