16 shtator 2009

Sa përfiton Champions për një vit?

Zëdhënësi për komunikim me mediat i UEFA-s Rob Faulkner ka zbuluar të ardhurat vjetore të evenimentit më të madh të futbollit në kontientin e Evropës. Ai konfirmoi se Liga e kampionëve ndiqet nga më shumë se 150 milionë njerëz në javë kur ka ndeshje të drejtpërdrejta. Pas gjithë kësaj, ndodhen të drejtat televizive dhe sponzorimet. Këto dyja bëjnë që Champions League në vit të grumbullojë më shumë se 1 miliardë euro në vit.