Vincenzo Iaquinta ndihet i zhgënjyer me barazimin në shtëpi, në debutimin e Juventus në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Kampioni francez, Bordeaux, është treguar “arrë e fortë” për klubin italian.“Duhet të jemi të qartë: ndërmjet kampionatit dhe Ligës së Kampionëve ka një diferencë. Në Evropë zhvillohen ndeshjet me një intensitet impresionues, me kundërshtarë të fortë që të ndëshkojnë vetëm me një potez, edhe kur e ndien veten të sigurt në fushë. Bordeaux është skuadër e fortë, këtë e prisnim”, theksoi sulmuesi italian.