02 mars 2011

Van Gaal mund ta zavendësoj Del Nerin

E ardhmja e Del Neri-t duket e shënuar këtë fund sezoni dhe kjo e ardhme është larg Torino-s. Me shumë mundësi tekniku nga Aquileia, në qershor do të ndahet nga bardhezinjtë. Alternativat e mundshme duken të ndryshme dhe intriguese: fillohet nga Spalletti, kalohet nga Capello dhe vazhdohet drejt Antonio Conte.

Sipas “Tuttosport”, në listë kemi edhe një kandidaturë tjetër, konkretisht Louis Van Gaal, tekniku aktual i Bayern Munchen. Qëndrimi i tij në Gjermani nuk duket e sigurtë dhe në fund të këtij sezoni, nënkampioni në fuqi i Europës mund të largohet nga Bavaria ku Torino është një nga destinacionet e mundshme.

Nxitjen e negociatave e mundësojnë vetë tifozët të cilët do të rigjenin në pankinë një teknik me vlera të padiskutueshme. Fat i cuditshëm ai i Van Gaal, që me klubin bardhezi ka kujtime të bukura por edhe të hidhura. Dy në vecanti: Finalja e Romës 96’, e humbur nën drejtimin e Ajax, pikërisht kundër bardhezinjëve dhe fitorja e vitit që shkoi nën drejtimin e Bayern. Fitore kjo e cila i mundësoi qëndrimin në stolin bavarez. /FCjuventus-News.TK/