03 mars 2011

Van Bommel: Nuk është lehtë kundër Juves

Mesfushori i Milanit, Mark Van Bommel si duket ka filluar të frikësohet para ndeshje së klubit të tij kundër Juventusit duke thënë se kjo ndeshje do të jetë tepër e vështirë për Rosonerët.

“Kurrë luan kundër Juventusit çdo herë ke emocione. Është shumë bukur të luash në këtë ndeshje ndërsa për mua ky takim do të jetë edhe më special sepse do të takohem me shokun tim, Salihamidzic”.

“Është një ndeshje e vështirë. Juve ka humbur shumë ndeshje sidomos kundër ekipeve të vogla por tani situata është ndryshe. E përsëris edhe një herë, nuk do të jetë lehtë sepse luajmë në shtëpinë e tyre”, tha Van Bommel.
/JUVENEWS.TK/