04 mars 2011

Pesë mënyra që Milani ta mund Juventusin


1. Ndaleni Milos Krasic

Ka pak dyshime që Milos Krasic do jetë kërcënimi kryesor në sulmin e Juves. Në anën tjetër, mbrojtësat e krahut të mjatë rossoner nuk ishin aq bindës, por ata duhet ta ndalin serbin. Marek Jankulovski ose Luca Antonini do luajnë në krahun e majtë, por Allegri do veprojë mençur, do lë dy lojtarë në ndalesën e Krasic. Mbrojtësat e Milanit nuk duhet lënë që Krasic ta prekë shumë topin.

2.Sulmi poshtë krahut

Ashtu si shumë klube këtë sezon të Serie A, edhe Juventusi ka shikuar jashtëzakonisht në pozitën e mbrojtjes. Lojtarë si Zdenek Grygera, Marco Motta, Armand Traore dhe Fabio Grosso kanë pasur mundësi të luajnë, por nuk kanë lënë përshtypje. Milani do kërkojë dobësinë e Juves. Pato dhe Robinho kanë cilësinë individuale, për të lënë pas kundërshtarin dhe kështu, brazilianët mund ta gëzojnë sukesesin nga Torino.

3. Mbështetu te Pato

Zlatan Ibrahimovic është golashënuesi më i mirë i Milanit këtë sezon, por Pato është më i frikshëm. 21-vjeçari e siguroi fitoren në Chievo dhe ishte prezent në tre golat e Milanit ndaj Napolit. Juventusi duhet jetë shumë e kujdesshme nga rreziku që i vjen nga sulmi rossoner, por mbetet të shihet nëse do jenë të aftë ta ndalin Alexandre Paton. Braziliani i ri ka shënuar 11 gola në 17 ndeshje në Serie dhe është i etur për gola.

4. Përfitim nga kundër-sulmet

Milani mund të jetë lider i tabelës pas 27 ndeshjeve, por Juventusi nuk do rri duarkryq në shtëpi. Ndeshja pritet të fillojë me kërkim goli. Detyra për t’i bërë sa më të qetë mbrojtësave të Juves, gjithmonë i jep Felipe Melos, por ai pas ndeshjes është akuzuar për paraqitje të dobët. Milani mund të përfitoj me anë të kundër-sulmeve.

5. Përfshirë edhe Mark van Bommel

Në të vërtetë, Milani nuk ka në dispozicion mesfushorin krijues, Pirlon, por mund ta përdorin Mark van Bommelin. Holandezi, apo ish-kapiteni i Bayernit, ka kontroll mjaft të mirë me top. Milani duhet ta përfshijë Bommelin sa më shumë të jetë e mundur.
/JUVENEWS.TK/