04 mars 2011

Pato: Duam kampionatin, Del Piero idhulli im

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato ka thënë se Milani e dëshiron Scudetton këtë vit dhe se Del Piero është një idhull i tij.

“Qëllimi ynë është ta fitojmë kampionatin këtë vit, duhet ta fitojmë secilën ndeshje, ndeshja me Juven e vështirë.”

Del Piero?

Ai është idhulli im. Kur isha fëmijë, luaja Play Station dhe gjithmonë, Del Pieron e kam vendosur te ekipi ku luaja. Ai është shembull, sikurse Maldini e Ronaldo. Pas ndeshjes, shpresoj të ma dhuroj fanellën e tij. tha Alexandre Pato
/JUVENEWS.TK/