04 mars 2011

Melo: Pa gabime ndaj Milanit

Felipe Melo ka këshilluar bashkëlojtarët e Juventusit që të jenë më të përqendruar në ndeshjen ndaj Milanit të shtunën mbrëma.

“Ne kemi zero hapësirë për gabime. Milani është ekip shumë i fortë dhe nëse bëni gabime, ata do t’iu vrasin. Ne duhet të luajmë ndaj tyre sikurse në ndeshjen e parë dhe të fokusohemi”.

“Tifozët nuk janë të kënaqur pas dy humbjeve ndaj skuadrave të dobëta. Por, ata gjithmonë kanë qenë pranë nesh. Tani është radha jonë që ta shpaguajmë besimin që në e kanë dhënë”, u shpreh Melo.
/JUVENEWS.TK/