15 mars 2011

Milani lejon Pirlo-n që të shkojë tek Juventus

Në këtë pikë të sezonit, Milan dhe Juventus kanë vetëm dicka të përbashkët, dhe ky quhet Andrea Pirlo. Mesfushori vazhdon të jetë nën shënjestrën e bardhezinjëve.

Negociatat duken drejt përfundimit. Torinezët janë gati të ofrojnë një kontratë 3 vjecare me një pagesë prej ¾ milion euro në sezon, gjë që nuk përjashton mbajtjen e Aquilani-t.

Milani i ka ofruar Pirlos një kontratë 2 vjecare me 3 milion euro në vit, por Pirlo ka refuzuar duke qënë se përfiton 6 milion euro në vit. Këtë vit Pirlo do të jetë në skadencë kontrate dhe destinacioni bardhezi është shumë i preferuar nga ai. /fcjuventus-news/