06 mars 2011

Marotta:”Problem ishte mungesa e qetësisë.Vitin tjetër vetëm blerje cilësore”


I intervistuar pas ndeshjes nga Sky, drejtori i përgjithshëm i Juventus Beppe Marotta komentoi humbjen e Juventus, e 3-ta rradhzi dhe e 2-ta rradhazi në shtëpi. Një ndeshje me disa hapa përpara sipas drejtuesit bardhezi: “Në pjesën e parë nuk u duk ndonjë diferencë e madhe edhe pse Milani është më i fortë se ne. Nga pikëpamja e lojës kemi patur probleme dhe milanistët, duke qënë edhe më teknikë se ne, ditën të përfitojnë. Kur je në dizavantazh, hyn ankthi dhe frika dhe shfaqen gabime të mëdha që më përpara nuk bëheshin”.

Del Neri rrezikon? Për Marotta-n as që flitet:”Shoqëria duhet të bëj një analizë të detajuar për të vërejtur cilat janë përgjegjësitë e trajnerit, nuk është i vetmi fajtor dhe kështu që do të ecim përpara me të. Sipas nesh, problemi është mungesa e qetësisë dhe shpresojmë të rekupërojmë disa lojtarë të rëndësishëm. Këto nuk janë shfajsime:.

Rreth strategjive të ardhshme, Marotta është shumë i qartë:” Duhet të them se lojtarët tanë nuk kanë eksperiencën e lojtarëve të Milanit. Fanella jonë nënkupton përgjegjësi të mëdha. Në merkaton e ardhshme do të marrim vetëm lojtarë me cilësi dhe eksperiencë ndërkombëtare. Kemi rinovuar një cikël të përfunduar. E dinim që do të hasnim vështirësi edhe se nuk i imagjinonim të tilla. Nuk do të ketë revolucion. Këtë vit kemi vënë bazat e sasisë. Vitin tjetër do të vendosim edhe cilësinë e kërkuar”.

Në mbyllje Marotta flet për vizitën në dhomat e zhveshjes në fund të ndeshjes:” Kjo ishte një ndeshje që mund të humbej. Ajo që na nevrikos është fakti që nga ana emocionale jemi përmirësuar në krahasim me ndeshjet e tjera dhe djemtë duhet të reflektojnë rreth kësaj”. /fcjuventus-news.tk/