21 mars 2011

Juventusi interesohet për Berbatovin

Juventusi është vënë në gjurmët e Dimitar Berbatovit. Sulmuesi i Mançester Junajtid të shtunën ka shënuar, duke e nisur ndeshjen për të disatën herë nga stoli, golin vendimtar që u ka lejuar “Djajve të Kuq” të mposhtin Boltonin.

Por marrëdhënia me Fergusonin, që pavarësisht 21 golave deri tani këtë sezon, vazhdon ta lërë në stol, nuk është aspak e mirë. Menaxheri i tij ka pranuar se si bardhezinjtë ashtu edhe Xhenoa kanë kërkuar informacione në lidhje me lojtarin.

30-vjeçar, Berbatovi është një lojtar teknik që shënon rregullisht. Kontrata e tij skadon në 2012-ën, dhe për momentin oferta e parë për rinovimin nuk e ka kënaqur (kontratë trevjeçare).

Për këtë arsye mund të provojë aventurën italiane, edhe pse Ferguson do të dojë të rekuperojë shumën e shpenzuar disa vite më parë (rreth 30 milionë euro) dhe nuk do ta lërë të largohet për më pak se 18 milionë. Përveç tij, sipas shtypit italian, bardhezinjtë janë vënë në ndjekje edhe të Aleksis Sançez, Hazard të Lilës dhe Farfan të Shalkes.
/JUVENEWS.TK/