19 mars 2011

Juve: “Montolivo është më shumë se një hipotezë”

Juventusi është gjithmonë në kërkim të një goditjeje që mund të pasurojë lojën në mesfushë. Sic është e ditur tashmë, “Zonja e Vjetër” është e mbështetur tek Pirlo, i konsideruar si një regjizor perfekt për lojën bardhezi.

Por bardhezinjtë po monitorojnë me kujdes edhe 26 vjecarin e Fiorentina-s, Riccardo Montolivo. Pas pak kohësh ai do të ulet në tavolinë me drejtuesit viola për të diskutuar rreth të ardhmes së tij.

Juve, Bayern, Inter, Napoli dhe Milan janë skuadrat e interesuara për të. Për bardhezinjtë do të ishte alternativa e parë në rast se cështja Pirlo nuk do të përmbyllej me sukses.

Lojtarët kanë parametra të ndryshme: Pirlo do të merrej me parametër 0 kurse për Montolivo duhet të derdhet një shumë parash për Fiorentina-n dhe sigurisht rroga e Montolivo-s.

Ajo c’ka duket e sigurtë është se të dy lojtarët janë regjizorë të sprovuar dhe garantojnë cilësi dhe ekulibër në lojë. /fcjuventus-news/