19 mars 2011

Juve: “Toni mund të hyjë si ndërmjetës për Ribery”

Sic bëhet e ditur nga Tuttosport, Juventus po punon për ardhjen e një emri të madh që do t’i bëhet dhuratë trajnerit të ri, me shumë siguri Spalletti-t.

Kampioni në fjalë mendohet të jetë Franck Ribery(28). Duket e sigurtë lamtumira e tij në fund të sezonit dhe shumë skuadra janë vendosur në ndjekje të tij, ku vec Juves janë edhe Real Madrid dhe Milan.

Juventus ka një avantazh në krahasim me skuadrat e tjera pasi mbështetet në raportet miqësore mes Luca Toni dhe Ribery, miq të vjetër tek Bayern. Toni, substancialisht, mendohet të përdori këto relata për të bindur Ribery që të vijë tek Juve.

Ribery ka shprehur gjithmonë interes për Serie A dhe vecanërisht Juventus, që në kohën kur luante për Marseille, por tani problemi është fakti se Juventus vitin e ardhshëm do të luajë me shumë mundësi në Europa League. /fcjuventus-news/