19 mars 2011

Juve: “Emrat që do të shiten për të blerë lojtarët e dëshiruar”

Tashmë Juventus nuk mund të gabojë më. Duhet të shesë mirë që të blejë lojtarë të nivelit të lartë.

Në vitet e fundit kemi parë raste të shumta ku lojtarët janë shitur keq, si Andrade, Diego etj. Vitin që vjen Marotta duhet të gjejë celësin për të shitur dhe pastaj për të blerë.

Ka një listë të gjatë lojtarësh që mund të largohen si: të dëmtuarit Iaquinta dhe Sissoko dhe të huazuarit Tiago dhe Giovinco, pa harruar zhgënjyesin Martinez.

Juve shpreson që të përfitojë të paktën 30 milion nga këta lojtarë, në mënyrë që të shtojë këtë shumë në merkato.

Mund të ketë edhe shitje të paparitura, por në Torino kanë besimin se vitin tjetër do të shikojmë më shumë lojtarë si Krasic dhe më pak si Martinez. /fcjuventus-news/