12 mars 2011

Grushta në stërvitje tek Juventusi

Tensioni tek Juventusi është i lartë përpara përballjes me Cesena-n, ndërsa Vincenco Iaquinta dhe Giorgio Chiellini u përleshën me grushta gjatë stërvitjes së djeshme.

Sipas raprortimit të “Tuttosport”, u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës për të ndarë dy lojtarët, ndërsa motivi i këtij sherri ishin disa ndërhyrje të gabuara të mbrojtësit të kombëtares.

Siç bën të ditur gazeta italiane, ndërhyarjet e rënda të Chiellini-t ishin tre, ndëra Iaquita mbërriti tek konfrontimi vetëm pas ndërhyrjes së tretë.

I nervozuar, Iaquinta iu afrua qendërmbrojtësit, i cili nga ana e tij tentoi t’a godiste me shuplakë. Disa grushta u shkëmbyen, deri sa lojtarët e tjerë ndërhynë dhe ndanë shokët e tyre të skuadrës.

Zënka e fundit duket se është treguesi më i mirë i faktit që përveçse një krizë rezultatesh, bardhezinjtë janë duke përjetuar edhe një krizë të vërtetë nervash.
/JUVENEWS.TK/