04 mars 2011

Fitoj dhe pensionohem


Sulmuesi i Juventusit, Luca Toni ka bërë të ditur se synon të fitojë diçka të rëndësishme me Bianconerët, e më pas të pensionohet nga futbolli.

Toni realizoi ambicien jetësore pas transferimit në Juventusit gjatë afatit kalimtar të janarit nga Genoa.

“Jam rritur në Emilia, që është tokë e Juventusit. Dikur babai im vinte në shtëpi me fanellat e Zibi Boniekut dhe Michel Platinis. Për momentin, jam duke jetuar ëndrrën time. Të fitoj këtu do të ishte maksimumi, në fakt, nëse fitoj diçka me Juventusin, mund edhe të pensionohem”, tha Toni.
/JUVENEWS.TK/