01 mars 2011

Buffon: Del Neri duhet të mbetet deri në fund të sezonit

Gigi Buffon thotë se Gigi del Neri duhet të mbetet në drejtim të Juventusit deri gjatë verës.

Stoli i Del Nerit është duke u lëkundur pas rezultateve të dobëta që po kalojnë Biankonerët së fundi, por portieri i Juves mendon se trajneri duhet të qëndrojë së paku deri në qershor.

“Është e drejtë që Del Neri të mbetet deri në qershor. Pastaj në fund të sezonit, klubi mund të vlerësojë gjithçka – përfshirë situatën e parave”, ka thënë Buffon.
/JUVENEWS.TK/