21 mars 2011

Aquilani:” Tre pikë që na duheshin”

Alberto Aquilani flet rreth fitores së rëndësishme ndaj Brescia-s:
Ishte e rëndësishme të ktheheshim tek fitorja, pas një periudhe të vështirë, për të cilën, sinqerisht që nuk gjej shpjegime. Tani duhet të vazhdojmë drejt kësaj rruge, pa vendosur objektiva, por duke luajtur në maksimum cdo ndeshje”

Ndeshja e ardhshme do ta shikojë përballë Romës në Olimpico-n e Romës. Do të jetë një rikthim për të në skuadrën tek e cila ka hedhur hapat e parë dhe me të cilën ka qenë gjithmonë tifoz:
“Sigurisht që do të jetë një garë e vecantë, duke parë që tek verdhekuqtë jam rritur. Tani mendoj për Juventusin dhe për të mirën e saj. Do mundohem të zhvilloj një ndeshje të madhe, së bashku me shokët e skuadrës”- përmbyll Aquilani. /fcjuventus-news/