22 dhjetor 2010

Telegrafi vjen me risi në rubrikën SPORT

Faqja më e vizituar shqiptare në internet, Telegrafi.com, në katër-vjetorin e themelimit ka përgatitur një mori risish për të gjithë lexuesit e saj dhe veçanërisht sportdashësit.

Që nga e shtuna, kur Telegrafi feston ditëlindjen e katërt, në mesin e shumë të rejave të tjera lexuesit do të kenë përballë edhe një dizajn të ri dhe shumë më të pasur të rubrikës Sport.

Risia më e veçantë do të jetë këndi Derbi Box, i cili do t´u kushtohet ekskluzivisht ndeshjeve derbi të garave më të mëdha evropiane. Fansat aty do të gjejnë në mënyrë të përmbledhur të gjitha parashikimet, statistikat, formacionet e mundshme ekipeve, dhe që të gjitha në gjuhën shqipe.

Po ashtu kjo “vegzë” do t’u mundësojë të lexoni me shpejtësinë dhe saktësinë e Telegrafit edhe lajmet më të reja të lidhura me secilin derbi, deklaratat dhe ‘kërcënimet’ e rivalëve në prag këtyre të ndeshjeve, dhe çdo gjë tjetër që lidhet me to. Ajo do të jetë aktive edhe pas përfundimit të ndeshjeve, ku do të ofrojë përmbledhtazi deklaratat e mëvonshme, lëvdatat, pendimet, promovimet, lojtarët më të mirë dhe më të dobët të çdo derbi. Për më tepër, rubrika do të jetë një hapësirë për beteja edhe më të zjarrta të argumenteve dhe kundër-argumenteve tuaja të lidhura me këto ndeshje derbi.

Risia tjetër e rubrikës Sport në Telegrafi.com do të jetë edhe këndi i cili i kushtohet sportit vendor, ku të gjithë sportdashësit shqiptarë do të mund informohen për gjithçka që ndodh në sportin shqiptar, si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në çdo vend ku jetojnë shqiptarët. Sporti Vendor do të jetë një dritare shumë e mirë dhe e lehtë e komunikimit dhe afrimit të sportistëve dhe sportdashësve shqiptarë.

Dizajni i ri i Telegrafit po ashtu do të sjellë edhe numër më të madh të lajmeve ditore, dhe qasje më të lehtë në arkivin e tyre.

Stafi i Telegrafi.com dëshiron të falënderojë të gjithë lexuesit që gjithmonë të parin zgjedhin web-faqen tonë për t’u informuar. Po ashtu ne jemi të hapur dhe mirëpresin çdo ide dhe sugjerim tuajin, me synimin që ta përmirësojmë edhe më shumë këtë vend që na bashkon të gjithë shqiptarëve.


GRANDE-JUVE ndan mirnjohje për TELEGRAFI.COM


(kliko bi Foto qe te Zmadhohet 

Ne emer të stafit Grande-Juve.Tk , ju Uroj 4 vjetorin e punës së pa lodhshme të stafit TELEGRAFI.COM , e sidomos stafin e Sportit, pasi që ne tërinjët e Kosovës ajo rubrik na intereson më së shumti..

Pasi që Grande-Juve shumicen e Lajmeve i merrë nga webi i juaj, dëshiron që sadopak me një mirnjohje t`ju falenderon dhe t`ju përgëzon për punen që ju e bëni për Lexuesit..

Edhe një herit në Emer të GRANDE JUVE-s dhe në Emer të mira Biankonerve Ju urojm 4 vjetorin me shpres qy ky web të ketë një jetë sa me të gjatë.