Xhiovinko: Në kombëtare përmes Parmës
Pas dy sezonesh të kaluara duke ngrohur stolin e Juves, Sebastian Xhiovinko është gati për një sezon të ri si protagonist me uniformën e Parmës. Në daljen e parë zyrtare, tregoi që ka shumë entuziazëm: “Në pozicionin ku më ka vendosur trajneri, ndihem shumë mirë. Dua të bëj mirë për Parmën dhe shpresoj që në kombëtaren e re të ketë dhe një vend dhe për mua.” Shpresë që rritet edhe pas kontakteve që ka pasur me Prandelin: “Mendoj se është vendim i drejtë ripërtëritja e ekipit me lojtarë të rinj.”