Juventusi ka dështuar në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A, pasi është mposhtur me rezultat minimal në fushë të Barit.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Massimo Donati, pas një asistimi të Edgar Anthony Alvarez, dy minuta para fundit të pjesës së parë të ndeshjes (43’).
Vendasit, të cilën ishin ekip më i mirë në fushë dhe arritën te fitorja me meritë, patën edhe raste të tjera për të dyfishuar epërsinë, veçanërisht me anë të Barreto, por dështuan të gjejnë portën e Marco Storarit për të dytën herë.
Në anën tjetër Biankonerët patën një rast të mirë shënimi në çastet e fundit të ndeshjes, por Giorgio Chiellini nuk arriti të shfrytëzojë një harkim të përkryer të Alessandro Del Piero.
Nga ndeshjet tjera në Serie A, edhe pretenduesi tjetër për kreun e tabelës, Roma, dje dështoi të shënojë fitore duke barazuar ndaj Cesena, ndërsa Genoa shënoi fitore minimale në udhëtim te Udinese. Ndeshjet tjera të javës së parë të kampionatit italian zhvillohen sonte më vonë