Stuttgart ka kompletuar transferimin e anësorit të Juventusit, Mauro Camoranesi.
Italiani ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me klubin e tij të ri, me opsion për ta vazhduar atë edhe për një vit.
Klubi i Bundesligës ka pasur një fillim zhgënjyes në javët e para të sezonit të ri dhe aktualisht qëndron në pozitën e fundit në tabelë.
33-vjeçari Camoranesi fillimisht ishte në rrugë drejt transferimit te Birmingham City, por kjo lëvizje dështoi për shkaqe financiare. /